BE PRET QË MALI I ZI TË ZBATOJË MASA KUFIZUESE KUNDËR RUSISË

Bashkimi Evropian (BE) pret që Mali i Zi të zbatojë masa kufizuese kundër Rusisë në përputhje me vendimin e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit në Ukrainë. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano rikujtoi se Mali i Zi deri më tani ka pasur një shkallë 100% të harmonizimit, gjë që sipas tij BE-ja e vlerëson shumë. “Zbatimi i masave dhe vendimeve kufizuese është përgjegjësi e autoriteteve kombëtare. Presim zbatimin e shpejtë të tyre nga autoritetet malazeze”, tha Stano. Deklarata e zëdhënësit të Brukselit vijnë pasi qeveria malazeze nuk konfirmoi sanksionet ndaj Rusisë në përputhje me politikën e BE-së.

SHARE