KËSHILLI PËR NATO: MALI I ZI PËRMBUSH SERIOZISHT DETYRIMET E VETA

Mali i Zi përmbush seriozisht detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe përparësitë kombëtare që ajo përfaqëson si anëtare, u konstatua në seancën e Këshillit të NATO-s.

Këshilli për NATO, në mbledhjen e dytë, me të cilën ka kryesuar kryetari i këtij Këshillit, kryeministri i Malit të Zi,  Dushko Markoviq, diskutoi çështjet aktuale në lidhje me NATO-n në ditën e përvjetorit të parë të anëtarësimit.

“Është konstatuar se Mali i Zi ka hyrë seriozisht në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi, si dhe në përmbushjen e prioriteteve kombëtare që ajo përfaqëson si anëtare.

Në këtë drejtim, vlerësohet se gjatë vitit të parë është arritur një nivel i lakmueshëm i përmbushjes së qëllimeve të caktuara dhe se Mali i Zi, ka treguar se është aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar në prioritetet e përbashkëta të Aleancës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Këshilli gjithashtu shqyrtoi edhe udhëzimet e rëndësishme për aktivitetet e mbrojtjes dhe sigurimit të Malit të Zi në kuadër të Aleancës, duke përfshirë edhe Planin e Integrimit të Malit të Zi në NATO dhe Strategjinë e Komunikimit Strategjik, Mali i Zi anëtar i NATO, për periudhën deri në vitin 2020.

“Qeverisë së Malit të Zi, i rekomandohet  të miratojë Strategjinë e cila prezanton një dokument strategjik për kryerjen e aktiviteteve të komunikimit mbi rolin e Malit të Zi si anëtar i NATO-s dhe përfitimet e anëtarësimit, si dhe për politikat dhe aktivitetet e Aleancës”, thuhet në kumtesë.

SHARE