PROPOZIMI I POLONISË PËR UKRAINËN / DO TA PARAQESË NË SAMITIN E ARDHSHËM TË NATO-s

Polonia do të paraqesë një propozim për misione paqeruajtëse dhe humanitare në Ukrainë në samitin e radhës së NATO-s, tha kryeministri polak Mateusz Moraviecki të premten. Ideja e një misioni të tillë u prezantua fillimisht nga Jaroslav Kazinski, lideri i partisë në pushtet në poloni dhe zëvendëskryeministër i ngarkuar për cështjet e sigurisë, gjatë vizitës në Kiev më herët këtë javë. Kazinski shoqëroi Moravickin si edhe kryeministrat e republikës Çeke dhe Sllovenisë në një mision në Kiev për të dëshmuar solidaritet me vendin. Pas bisedimeve me liderët e Ukrainës, Kazinski propozoi që misioni paqeruajtës dhe humanitar duhej të përgatitej nga NATO ose nga ndonjë organizatë tjetër. Ai shtoi se misioni sidoqoftë duhej të ishte i armatosur për të mbrojtur veten. Të premten, kryeministri polak tha se propozimi do të paraqitej zyrtarisht në samitin e ardhshëm të NATO-s por ministri polak i mbrojtjes ka folur për të në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare që u mbajt më herët. Moravicki nënvizoi se një sinjal pozitiv ishte marrë ndaj këtij propozimi nga danimarka, e cila ëhstë e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e një misioni paqeruajtës nëse kjo do të ndihmonte në dhënien fund të kësaj lufte.

SHARE