Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shpresojnë të hapin nëntë “korridore humanitare” nga disa qytete të shtetit, përfshirë ato nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në juglindje. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se Qeveria është duke shpresuar që të hapë rrugët gjatë së enjtes.Ajo i ka bërë këto deklarata një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse kanë shënjestruar me qëllim një teatër në Mariupol, në të cilin kanë qenë duke u strehuar Më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë. Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur prej kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.