ULJE TAKSASH, ÇMIMESH DHE FINANCIME, GREQIA MIRATON PAKETËN E NDIHMËS SOCIALE

Qeveria greke ka miratuar një paketë me masa në ndihmë të qytetarëve të saj, për shkak të krizës ekonomike e pasuar nga lufta Ukrainë-Rusi.Vendimi u hartua nga Ministria e Financave, ku totali i shumës kap vlerën prej 1.1 miliardë eurove, që shteti ka parashikuar si ndihmë sociale për 3.2 milionë qytetarë. Paketa e masave ndihmëse përfshin mbështetje për pensionistët, të papunët dhe ata që kanë paga të ulët, familjet me fëmijë dhe subvencionimin e energjisë dhe karburantit si edhe ndihmën për fermerët. Masat përfshijnë lehtësime në çmimin e karburantit dhe energjisë, vendim që prek 540 mijë konsumatorë në Greqi. Po ashtu, do të jepen 200 euro për qytetarët në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve para Pashkëve.

SHARE