BERZH E INTERESUAR PËR INVESTIME NË SEKTORIN PRIVAT DHE TURIZËM

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,  është e interesuar të investojë në sektorin privat dhe turizmin në Malin e Zi, deklaruan përfaqësuesit e saj gjatë takimit me ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të MZ, Pavllle Radulloviq.

Nga kjo ministri kumtuan se Radulloviq dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux, gjatë takimit diskutuan rreth modeleve të investimeve në projektet e infrastrukturës me fokus të veçantë në transport dhe në menaxhimin e mbeturinave.

“Ashtu siç është turizmi një nga sektorët kyç  të degëve ekonomike nga të cilët Mali i Zi, nga viti në vit, po e përqafon atë gjithnjë e më shumë, ashtu edhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë treguar interes të veçantë për të investuar në këtë fushë”, thuhet në kumtesë.

Radulloviq tha se cilësia e shërbimit dhe konkurrueshmëria e çmimeve janë pikat kryesore në luftën për tregun e turizmit të Mesdheut. Sipas tij, është e nevojshme të bëhet lidhja e prodhuesve bujqësorë, të cilët gjithnjë e më shumë janë në Mal të Zi dhe në hoteleri.

“Një model i tillë biznesi do të përmirësonte cilësinë e shërbimit dhe do të siguronte shpengim të sigurt për fermerët, që është dobi e përgjithshme për shtetin”, tha Radulloviq.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është investuesi më i madh në Mal të Zi, kurse që nga viti 1991 ka investuar më shumë se 530 milionë euro,  në rreth 50 projekte.  Ndërsa  Portofoli aktual për Malin e Zi është rreth 350 milionë euro.

SHARE