REGJISTROHEN 78 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja pozitive me infeksion në Mal të Zi dhe nuk ka pasur asnjë vdekje nga pasojat e COVID-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. ISHP shton se është raportuar shërimi i 135 pacientëve me Covid. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 729.

SHARE