OBSH: RUSIA SULMOI 18 OBJEKTE SHËNDETËSORE NË UKRAINË

Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë që nisi dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol. Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, nën bombardimet e vazhdueshme ruse, të cilat nuk po reduktohen pavarësisht nga diplomacia intensive dhe vendosjes së shumë sanksioneve perëndimore kundër Moskës.Autoritetet e Mariupolit konfirmuan vdekjen e tre personave si pasojë e sulmit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë autoritetet. Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare nga Uashingtoni, Londra dhe Vatikani.

SHARE