Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin. Sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martë, deri më tani është ndaluar eksporti i tërshërës, melit, sheqerit, kripës, grurit, mishit, si dhe bagëtia dhe nënproduktet e tij nga Ukraina. Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se kjo është bërë për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë dhe për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike. Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj në Evropë të prodhimeve bujqësore. Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit. Sipas një shkrimi të CNN, çmimet e grurit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke arritur çmime të papara që nga viti 2008.