SOT NDIHMA E PENSIONISTËVE ME TË ARDHURAT MË TË ULËTA 50 EURO

Ndihma e njëhershme prej 50 euro, për pensionistët që të ardhurat janë të njëjta ose më të vogla se pensioni mesatar prej 299,06 euro, do të paguhet sot, njoftoi Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor. Sipas njoftimit, ndihmë do të marrin 77.888 pensionistë, përfitues të së drejtës për pension të pavarur dhe proporcional, ose përfitues të të drejtave në Mal të Zi dhe jashtë saj, që përbën 63,14% të pensionistëve. „Mjetet do t’u paguhen pensionistëve në mënyrën se si e marrin pensionin e rregullt, pra përmes bankës së përzgjedhur ose Postës së Malit të Zi”, thuhet në njoftim. Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidor rikujton se kjo është masa e katërt e ndihmës për pensionistët që paguhet gjatë mandatit të Qeverisë aktuale.

SHARE