LAJÇAK: MBËSHTETJA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR, MË E RËNDËSISHME SE KURRË

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim në Londër, me ministrin për Evropën James Cleverly dhe të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Stuart Peach. “Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Pas ngjarjeve në Ukrainë, së fundi janë shtuar thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

SHARE