Qeveria e MZ, i kushton vëmendje të veçantë zonave që kryesisht ndikojnë në reduktimin e shpenzimeve publike, ndërsa zbatimi efikas i standardeve të prokurime publike kontribuon në krijimin e financave publike të qëndrueshme dhe stabile, deklaroi ministri i financave të MZ, Darko Radunoviq.
Ai, në konferencën rajonale të IPA-s në fushën e prokurime publike, i cili filloi sot në hotelin Splendid në Beçiq, tha se kjo fushë ka shumë rëndësi në ekonomi.
“Nga aspekti i shtetit dhe buxhetit, implementimi efikas i standardeve të prokurimit publik lejon kursim dhe efikasitet të kostos, e që kontribuon në krijimin e financave publike të qëndrueshme dhe stabile. Nga aspekti i ekonomisë dhe biznesit, një sistem efikas i prokurimit publik redukton shpenzimet administrative dhe të transaksionit për pjesëmarrësit në procedura dhe në këtë mënyrë kontribuon në veprimtarinë më intensive ekonomike në MZ “, tha Radunoviq.
Ai tha se është i kënaqur me faktin se një nga temat e konferencës i është dedikuar prokurimit publik elektronik, e cila mundëson një proces më transparent dhe konkurrues të prokurimit publik dhe në mënyrë të konsiderueshme kontribuon në uljen e shpenzimeve.
“Në këtë kontekst, pres që Mali i Zi së shpejti do të jetë në gjendje të mburret për krijimin e një shërbimi të tillë elektronik. Unë besoj se me zgjidhjen e re ligjore do të shkojmë drejt standardeve moderne në këtë fushë “, tha Radunoviq.