GJELOSHAJ DHE NIMANBEGU: PRESIM QË PËR MANDATAR TË EMËROHET ABAZOVIQ

Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se konsultimet e sotme me presidentin Millo Gjukanoviq mbi mandatarin për përbërjen e Qeverisë kanë qenë të mira. „Mesazhi jonë ishte që procesi të përshpejtohej për të formuar sa më parë qeverinë. Presim që për mandatar të emërohet Dritan Abazoviq,“ tha Gjeloshaj. Kreu i Forcës, Genci Nimanbegu, tha se në konsultimet u shpreh qartë se të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi. “Ideja që Abazoviq të jetë mandatar është e pranueshme për të dalë nga kriza politike. Shpresoj që Gjukanoviq t’i japë së shpejti mandatin”, theksoi Nimanbegu. Ai theksoi se janë duke u zhvilluar bisedimet për konceptin e qeverisë pakicë.

SHARE