ULET NUMRI I RASTEVE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 87 raste të reja pozitive me infeksion, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Rastet e reja të zbuluara janë: Podgoricë 33, Tivarë dhe Nikshiqë nga 9, Rozhajë 8, Herceg Novi 7, Budva dhe Plevla nga 4 raste, nga 3 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Bijello Pole dhe Ulqin, nga 2 në Cetijë dhe Kotorr dhe nga 1 në Tuz, Andrijevicë dhe Mojkovc. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 168 pacientëve dhe numri i rasteve aktive me COVID19 në Mal të Zi është 1,412.

SHARE