RAMA NË SAMITIN E BERZH: SHQIPËRIA NË NJË FAZË TË RE, ËSHTË PARAJSË E TURIZMIT

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij, Rama ka përmendur turizmin, energjitikën dhe infrastrukturën duke thënë se po punojnë për të bërë investime të mëdha në këto sektore. „Sa për Shqipërinë individualisht besoj se tashmë jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se është një parajsë e turizmit. Në Ballkan kemi shtysën e brendshme të themi kishim numrin më të lartë e të pabesueshëm, por dua t’ju them që edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë një rritje të dukshme të industrisë tonë të turizmit. Po shohin shumë gjëra të ndodhin në sektorin energjetik, jemi duke përgatitur investime masive në energji, normalisht me kompani të huaja. Për infrastrukturën, shpresoj që do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë e të vazhdojmë nga njëra anë me Kosovën, me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe më pas me korridorin e tetë me Maqedoninë e Veriut. Kjo është tabloja,“ tha Rama.

SHARE