Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli. “Përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët. Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare”, thuhet në komunikatën për media të ZKM-së. Siç, bëhet e ditur, në takim poashtu “U bisedua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor’. “U theksua nevoja për mbështetje nga Republika e Kosovës për çështje të arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, theksohet në njoftim.