BULLAJIQ: DO TË CAKTOJ SEANCË NË RAST TË MARRËVESHJES SË SHUMICËS PARLAMENTARE

Kryesuesi i Kuvendit, Strahinja Bullajiq (FD), ka bërë të ditur se nuk do të caktojë seancën e Kuvendit për 3 mars, gjë që e kërkuan përfaqësuesit e opozitës dhe koalicionit „E zeza mbi të bardhë“, sepse, siç theksoi ai, nuk janë plotësuar kushtet politike. Bullajiq tha se është i bindur se është koha që të hapet dialogu mes liderëve të shumicës parlamentare për zgjidhjen e krizës dhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjeve paqësore, demokratike dhe të qëndrueshme. “Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, menjëherë do të caktoj seancën e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe Qeveria e 43-të e Malit të Zi”, tha Bullajiq.

SHARE