MË 1 MARS, INSTITUTI PËR SHËNDETIN PUBLIK TË MALIT TË ZI ORGANIZON NGJARJE EDUKATIVO – PROMOVUESE NË KOMUNËN E TUZIT

Në kuadër të zbatimit të projektit „Nëpërmjet parandalimit dhe zbulimit në kohë drejtë shërimit efikas të kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit – ON TIME“ (Interereg CBC HR-BA-ME 2014-2022 Program), Instituti për shëndetin publik të Malit të Zi organizon ngjarje edukativo – promovuese, e cila do të mbahet më 01 mars 2022 me fillim në orën 10.00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Në ngjarjen promovuese ekipi lëvizës i Institutit për shëndetësi publike do të mbajë leksione, do të japë këshilla dhe do të përgjigjet në pyetjet e të pranishmëve mbi parandalimin dhe rëndësinë e zbulimit në kohë të kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Punishtet janë të destinuara për të gjithë  qytetarët, personelin shëndetësor, OJQ-të dhe administratën lokale. Duke marrë parasysh gjendjen epidemiologjike dhe masat në fuqi është i kufizuar numri i pjesëmarrësve dhe është siguruar Zoom linku përmes të cilit qytetarët do të mund ti përcjellin leksionet. Linku do të jetë i disponueshëm në ueb faqen e Komunës së Tuzit dhe Institutit për shëndetësinë publike të Malit të Zi.

SHARE