PËR HERË TË PARË NË ULQIN NJË EKSPOZITË FOTOGRAFIKE KUSHTUAR SANXHAKUT

Në Ulqin prezantohet për herë të parë një ekspozitë fotografike kushtuar Sanxhakut, dëshmi e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. Mirë se vini!, kështu shkruan në njoftimin për këtë ekspozitë studiuesi dhe publicisti i njohur Dr. Nail Draga. Në të njëtjën kohë do të bëhet edhe përurimi i dy librave të autorëve A. Daci dhe I. Azizi. ”Nderë dhe privilegj për ne që në Ulqin do të hapet ekspozita më fotografi historike nga Sanxhaku si dhe promovimi i dy librave tanë . E gjithë kjo falë angazhimit të Dr. Nail Draga dhe nën përkujdesjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në krye më Z. Faik Nika . Veprimtaria do të zhvillohet më 26.2.2022. Mirë u takofshim!”, kështu e paralajmëron këtë aktivitet z. Ali Daci, autori i librit ”Shtigjet e përgjakura”, njëri nga librat që do të përurohet në këtë aktivitet.

SHARE