EFEKTET NEGATIVE EKONOMIKE DO TË PREKIN EDHE MALIN E ZI

Efektet negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës do të ndihen në të gjithë Evropën dhe ekonomitë e vogla dhe të cenueshme, si ajo e Malit të Zi, mund të preken shtesë, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “Kjo është arsyeja pse fokusi i qeverisë është në mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve tanë,” shkroi Millatoviq në Twitter pas një takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Mal të Zi, Judy Raising Ranke. Ai tha se përveç pasojave shkatërruese për Ukrainën, efektet negative të sulmit të Rusisë ndaj këtij vendi sovran do të ndihen në të gjithë Evropën.

SHARE