INSTITUTI: 2 VIKTIMA, 200 RASTE TË REJA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan analizën dje (e mërkurë, 23 shkurt 2022) dhe Instituti dorëzoi rezultatet për 1680 mostra për koronavirusin e ri. Gjithsejit janë diagnostikuar 200 raste të reja pozitive me infeksion SARS-CoV-2. Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit – nga Cetija dhe Bijello Pole. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 389 pacientëve.  Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,880.

SHARE