BE PARALAJMËRON SANKSIONE TË ASHPRA NDAJ RUSISË

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Rusisë, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të nisur operacion ushtarak special në Ukrainë. “Me këtë paketë, ne do të shënjestrojnë sektorë strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar qasjen e tyre në teknologji kyçe dhe tregje”, ka thënë ajo. “Ne do të dobësojmë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetet për t’u modernizuar”. Shefja e BE-së ka thënë se Bashkimi Evropian është me Ukrainën. “Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”. Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se blloku evropian do të godasë Rusinë me paketën më të ashpër të sanksioneve ndonjëherë. “Bashkimi Evropian do të përgjigjet në mënyrat më të fuqishme ndonjëherë. Liderët e BE-së do të miratojnë paketë të fuqishme, më të ashprën të sanksioneve ndonjëherë”, ka thënë ai para gazetarëve në Bruksel.

SHARE