SHBA MPOSHT NJË “ARMIK”, FORCON NJË TJETËR: DEVIJON DREJT KINËS VËLLIMI TREGTAR RUS

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lëshojnë një sërë sanksionesh të ashpra kundër Rusisë nëse Moska përshkallëzon konfliktin në Ukrainë, duke u mohuar institucioneve dhe kompanive kryesore financiare ruse qasjen te transaksionet me dollarë amerikanë dhe tregjet globale. Por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk kanë tentuar kurrë më parë të heqin një ekonomi prej 1.5 trilion dollarësh nga tregtia botërore dhe është e paqartë se cfarë presioni mund të ushtrojnë realisht mbi Moskën sanksionet e unifikuara të Perëndimit. Një verifikim i thjeshtë i të dhënave tregtare të Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara tregon se që kur u vendosën një valë sanksionesh më të vogla në 2014 mbi Rusinë pas aneksimit të Krimesë, Kina u shfaq si destinacioni i saj më i madh i eksportit. Mendohet se sanksionet e reja mund ta shtyjnë Rusinë të përpiqet të thellojë lidhjet e saj tregtare me Pekinin, tashmë jo në dollarë, në një tentative për të anashkaluar kufizimet, tha për Reuters Harry Broadman, ish-negociator tregtar i SHBA-së dhe zyrtar i Bankës Botërore me eksperiencë në cështjet e Kinës dhe të Rusisë. “Problemi me sanksionet, veçanërisht duke përfshirë një prodhues të madh nafte si Rusia, është se do të shkaktojnë rrjedhje në sistem,” shprehet Broadman. “Kina mund të thotë: “Ne do të blejmë naftë në tregun e hapur dhe nëse është naftë ruse, ashtu qoftë”, shton ai. Aktualisht, më shumë se 80% e transaksioneve ditore të këmbimit valutor të Rusisë dhe gjysma e tregtisë së saj, kryhen në dollarë.

SHARE