SOT U MBAJT KOLEGJIUMI I KRYETARIT TË KUVENDIT

Në Kuvend sot është mbajtur Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi. Në kolegjiumin, i cili ishte caktuar me kërkesë të opozitës, u diskutua për seancën në të cilën do të zgjidhej kryeparlamentari dhe u diskutua sërish për ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen lokale, të cilat presidenti Millo Gjukanoviq (PDS) u’a ktheu deputetëve si antikushtetues. Në seancën e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, të kryesuar nga Strahinja Bullajiq, morën pjesë Millosh Konatar (LQ URA), Dragan Ivanoviq (PSP), Sllaven Radunoviq (FD), Branko Radulloviq (LPN), Branka Boshnjak (LPN) , Danijell Zhivkoviq (PDS), Rashko Konjeviq (SDP), Ivan Brajoviq (SD), Ervin Ibrahimoviq (PB), transmeton TVMZ. Kolegjiumit i ka paraprirë një mbledhje e përfaqësuesve të shumicës parlamentare. Seanca e rregullt e Kuvendit fillon më 1 mars, ndërkohë që është vonë për të caktuar seancë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh afatet e përcaktuara me Rregulloren e tij të punës. Kryetari i klubit parlamentar “Paqja është kombi ynë”, Boris Bogdanoviq, më herët e ka njoftuar Bullajiqin se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kolegjiumit. Mali i Zi Demokratik tha gjithashtu sot se “të gjitha shanset janë që partnerët e koalicionit PDS-URA të propozojnë një kandidat për kryetar parlamenti të premten.” Deputeti i FD, Sllaven Radunoviq pas kolegjiumit theskoi se i mbetet Bullajiqit të vendos nëse seanca e Kuvendit do të mbahet kur të propozohet. Deputeti Millosh Konatar tha se ka pasur marrëveshje që propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të gjendet në seancën e ardhshme të Kuvendit.

SHARE