AUSTRALIA RIHAP KUFIJTË PAS 2 VITESH

Australia rihapi të hënën e 21 shkurtit kufirin e saj ndërkombëtar për herë të parë pas gati dy vitesh. Kufijtë e Australisë u mbyllën për shumicën e jorezidentëve në mars të vitit 2020. Kjo, pasi pandemia do të përhapej në të gjithë botën. Politikat e ashpra pandemike të vendit u bënë titujt kryesorë kur tenisti serb Novak Djokovic u deportua nga Austrlia për shkak se ishte i pavaksinuar. “Mbajtësit e vizave të pavaksinuar do të duhet ende të jenë në një kategori të përjashtuar ose të kenë një përjashtim individual të udhëtimit për të hyrë në Australi”, sipas një deklarate të qeverisë australiane. Udhëtarët e pavaksinuar duhet të paguajnë për të qëndruar në izolim në një hotel deri në 14 ditë, vëren BBC. Rreth 9.5 milionë vizitorë ndërkombëtarë udhëtuan në Australi në vitin 2019, sipas Tourism Australia. “Kthimi i vizitorëve ndërkombëtarë të dyfishtë të vaksinuar do të ringjallë sektorin e turizmit të Australisë, i cili mbështet 660 mijë vende pune dhe kontribuoi me 60.4 miliardë dollarë në ekonomi në vitin 2018-2019”, nënvizon ministri australian i turizmit, Dan Tehan. Të hënën do të mbërrijnë pesëdhjetë e gjashtë fluturime ndërkombëtare, duke përfshirë 27 në Sydney, nga SHBA-të, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia dhe destinacione të tjera.

SHARE