ISHP: 323 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS, KATËR PERSONA KANË VDEKUR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, katër persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit, si dhe janë regjistruar 323 raste të reja pozitive të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe Instituti dorëzoi rezultatet për 2,153 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 482 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,663.

SHARE