INFLACION REKORD NË GREQI / 6.2 %, NIVELI MË I LARTË NË 25 VJET

Nivelin më të lartë të 25 viteve te fundit, duke shkuar ne 6.2% ka arritur inflacioni ne Greqi. Është shifra e dyte me e larte qe ka dhëne Instituti Kombëtar i Statistikave per periudhën qe Greqia ndodhet ne Eurozone, pas 5.2% qe arriti një muaj me pare, ndërsa kësaj here Indeksi i çmimeve të konsumit ka kapur nivelet e vitit 1997. Ky fenomen ka sjelle rritje galopante te çmimit te gazit natyror qe ka shënuar rritje prej 155%, te energjisë elektrike me 57 %, te naftës per ngrohje me 36% dhe te karburanteve me 22% . Ndërkohe edhe çmimet e banesave kane shënuar një rritje record prej 22,6% ne krahasim me një vit me pare. E njëjta tendence edhe ne çmimet e transportit me 11,1% si dhe te veshjeve e këpucëve me 7%. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, Greqia zë vendin e pare per çmimin me te larte te energjisë elektrike qe ka shkuar ne 218 euro për megavat orë. Qytetaret greke çdo dite shohin rritje te mëdha te çmimeve ne artikujt e shportës ushqimore pasi vaji i ullirit shitet me 15.4% me shtrenjte se një vit me pare, mishi I qengjit me 12.6%, i viçit me 2.4%, pulat me 4.7%, ndërsa peshku i freskët ka pasur rritje të çmimit prej 5.9%. Perimet e freskëta nga ana tjetër shënojnë rritje prej 14.4%, frutat 8.4%, patatet 17.6% dhe produktet e bulmetit me mbi 6%. Sipas anketës së Fondacionit për Kërkime Ekonomike dhe Industriale për muajin janar, përqindja e konsumatorëve që deklarojnë se “mezi ia dalin” ka arritur në 65%.

SHARE