Komisioni për sistem politik, gjyqësor dhe i Administratës së MZ, ka verifikuar listën prej 14 kandidatëve për katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e juristëve të shquar.
Mandati i këshillit Gjyqësor skadon më 2 korrik, ndërsa Qeveria e MZ, kohët e fundit ka ngritur një Propozim plotësues për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqtarët, në të cilin parashikohet që kryetari dhe anëtarët e Këshillit të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre derisa të jetë e shpallur përbërja e re e këtij organi.
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e juristëve të shquar, të cilët zgjedhën në Kuvendin e Malit të Zi, me shumicë prej dy të tretave të votave, ishte në pikëpyetje, pasiqë një pjesë e opozitës bojkoton punën e Kuvendit të MZ.
Në ftesën publike për anëtarë të këshillit Gjyqësor u lajmëruan: Nebojsha Vuçiniq, Tomisllav Dediq, Sreten Ivanoviq, Mirko Jovoviq, Jadranka Joksimoviq, Blagota Mitriq, Sami Misherri. Rajka Nikçeviq Gazivoda, Lubinka Popoviq Kustudiq, Millan Radoviq, Vesna Ratkoviq, Veselin Rackoviq, Rifat Hadroviq dhe Gavrilo Çabarkapa.