Pite me ujë të gazuar: Shumë e butë dhe e shijshme!

Kënaquni me racionin shumë të shijshëm

Përbërësit:

– 250 g kore për pite,
– 200 g djathë,
– 25 g gjalpë,
– 80 ml vaj,
– 3 vezë,
– 150 ml ujë të gazuar.

Përgatitja:

Merrni një enë të madhe me ujë të ftohtë në të cilën do të “lani” koret e pites, në mënyrë që të bëhen shumë të shijshme!

Tundni vezët me vaj dhe në to thërrmojeni djathin. Lyeni shumë fundin dhe skajet e tepsisë dhe qiteni një kore të thatë, ndërkaq sipër saj një të larë në ujë të gazuar.

Kur i fundosni në ujë, është e mundshme që korja të shqyhet, mos u brengosni, por vetëm shtrijeni sipër kores së thatë.

Radhisni shtresën e shtojcës nga djathi dhe mbuloni me shtresën e re të thatë, pastaj me kore të larë.

Përsëriteni këtë veprim derisa t’i shpenzoni të gjithë përbërësit.

Në fund duhet të përfundoni me kore të thatë. Priteni piten në copa dhe sipër radhisni copëzat e gjalpit.

Piqeni në furrë të nxehur në 180 gradë derisa pitja të marrë ngjyrë të artë dhe kur ta nxirrni nga furra menjëherë spërkateni sipër ujin e gazuar dhe mbulojeni me leckë rreth 15 minuta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE