PAS BIDEN, EDHE BLINKEN LETËR VUÇIQIT / SHBA KËRKON MARRËVESHJE DHE NJOHJEN E KOSOVËS

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i ka dërguar një letër presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Duke e uruar për Ditën kombëtare të Serbisë, Sekretari amerikan ia ka përsëritur Vuçiqit kërkesën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovës e cila do të Blinken, do të bazohet në njohjen reciproke. Blinken thotë se kjo marrëveshjedo të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken. Letra vjen pasi Biden i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës, duke e cilësuar si kusht kryesor për anëtarësimin në BE. “Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkruante Biden Vuçiqit.

SHARE