LQ URA: TANI PËR TANI, VETËM DEMOKRATËT NUK PO MARRIN PJESË NË BISEDIME

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviqdhe drejtori ekzekutiv i partisë, Zoran Mikiq, zhvilluan bisedime me disa parti parlamentare për formimin e qeverisë evropiane, të cilën partia e prezantoi si një nga modelet për tejkalimin e krizës politike. LQ URA thekson se janë mbajtur takime me FD dhe krerët e asaj aleance politike Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, përfaqësues të PSP-së Vlladimir Jokoviq dhe Dragan Vukiq, partitë e pakicave Fatmir Gjeka, Nik Gjeloshaj dhe Ervin Ibrahimoviq si dhe përfaqësues të SD-së Damir Shehoviq dhe Boris Mugosha. “Gjatë ditës së djeshme u organizua një takim me përfaqësuesit e PDS-së të cilët paraprakisht kishin deklaruar mbështetjen e tyre për qeverinë evropiane pa marrë pjesë në të. Takimi u mbajt në ndërtesën e Presidencës me Millo Gjukanoviq, Danijell Zhivkoviq dhe Ivan Vukoviq, të cilëve i’u prezantuan prioritetet e qeverisë evropiane”, thuhet në deklaratë e LQURA. Gjatë takimeve të djeshme me të gjithë aktorët, siç thanë ata, është konstatuar se ka një shkallë të lartë të harmonizimit sa i përket formimit të tij. Konsultimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe në fillim të javës së ardhshme. Ditët e mëparshme përfaqësues të Lëvizjes Qytetare URA kanë zhvilluar konsultime me SDP, PSP dhe CIVIS, ndërsa për momentin në bisedime nuk marrin pjesë vetëm Demokratët.

SHARE