MANDIQ: NË QEVERI DUHET TË JENË PËRFAQËSUES AUTENTIKË SERBË

Andrija Mandiq, një nga liderët e FD, thotë se nuk do të jetë në Qeverinë e re të Malit të Zi, por se në të duhet të përfshihen përfaqësues autentikë të popullit serb. Përkrahësit e Andrija Mandiq, kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (FD), kërkojnë që bisedimet për qeverinë e re dhe statusin e serbëve në Mal të Zi të fillojnë më në fund me kreun e PDS dhe presidentin Millo Gjukanoviq, shkruan Politika në botimin e shtypur. Ai deklaroi se demokratët kishin caktuar një “protestë partiake” dhe se nuk janë konsultuar me FD-në, por se do të solidarizohen. “Që protestat të jenë të suksesshme, nevojitet unitet dhe synime të përcaktuara saktë. Është e dëshirueshme që protesta të tilla të organizohen nga një komitet organizativ i përbërë nga të gjitha partitë politike”, përfundoi Mandiq.

SHARE