VENDET EUROPIANE DREJT LEHTËSIMIT TË MASAVE ANTICOVID

Fundi i emergjencës së pandemisë duket gjithmonë e më afër, teksa po shtohen vendet europiane që po lehtësojnë masat. Britania e Madhe mund të heqë të gjitha kufizimet për frenimin e përhapjes së Covid-19 që prej 21 Shkurtit, një muaj më herët se ç’ishte parashikuar. Britania e Madhe pritet të jetë i pari vend në botë që ndërmerr një masë të tillë, e ndihmuar për këtë edhe nga vaksinimi i shumicës dërrmuese të popullsisë. Autoritetet franceze po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së detyrimit të certifikatës së vaksinës, që aktualisht lejon vetëm të vaksinuarit me dy doza të hyjnë në bare, restorante apo transport publik. Suedia ka pezulluar testimin masiv për COVID-19 madje edhe për ata persona që shfaqin simptoma të koronavirusit, duke argumentuar se kostoja dhe rëndësia e testimit nuk justifikohen më. Vendi skandinav mbylli të mërkurën qendrat e testimit të vendosura në sheshet e qytetit që gjendeshin kudo gjatë pandemisë. Shkalla e lartë e vaksinimit në Suedi ka krijuar optimizëm midis autoriteteve shëndetësore ndërsa një studim i publikuar të martën tregon se antitrupat janë të pranishëm në 85 përqind të mostrave.nderkoh Duke filluar nga sot, orari i bareve, restoranteve, diskove dhe klubeve të natës në kryeqytetin bullgar, Sofje, me rreth dy milionë banorë, nuk do të jetë më i kufizuar deri në orën 22:00, sipas Inspektoratit Shëndetësor të vendit. Duke filluar nga data 14 shkurt, nxënësit dhe studentët do të kthehen në mësim dhe nga sot spitalet do të mund të rifillojnë ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale. Përqindja e lartë e vaksinimit të popullsisë ka ndikuar në ruajtjen të pandryshuar të vdekshmërisë apo shtrimeve në spitale. Reduktimi i infektimeve me Omikron pritet të krijojë mundësinë e lehtësimit të masave në fund të Marsit ose në fillim të Prillit.

SHARE