NDOTJA E AJRIT: SITUATA ËSHTË SHUMË ALARMANTE

Duke marrë parasysh shifrat dhe faktin se katër qytete në vitet e kaluara janë njohur vazhdimisht si problematike për sa i përket ndotjes së mjedisit, duhet të themi se gjendja është shumë alarmante, tha drejtori i OJQ-së Ozon Aleksandar Peroviq. Siç tha ai, pikat më të rrezikuara janë: Plevla, Bijello Pole, Podgorica dhe Nikshiqi. “Këto katër qytete përbëjnë gjithashtu më shumë se gjysmën e popullsisë së Malit të Zi, kështu që qëllimisht jemi fokusuar që më shumë se gjysma e popullsisë është e rrezikuar nga ndotja e ajrit, duke mos lënë në fjalë vetëm këto katër qytete”, shpjegoi Peroviq. Ai thotë se Mali i Zi është specifik sepse pothuajse nuk ka probleme me ndotjen e ajrit në verë, por se situata përkeqësohet në muajt e dimrit dhe në periudhat e ngrohjes, kur rritet efekti kumulativ për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile për ngrohje (thëngjill dhe dru), dhe rritjes të përqendrimeve të trafikut.

SHARE