Vizita e Presidentit të MZ, Millo Gjukanoviq në Bruksel, e para që nga inaugurimi, tregon angazhimin e vendosur të Malit të Zi në rrugën evropiane, tha Presidenti i Këshillit Evropian.
Donald Tusk, gjatë takimit me Gjukanoviq. Tusk gjithashtu tha se janë të nevojshme veprime konkrete.
“Është e nevojshme një vullnet i fortë për të arritur progres thelbësor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe lirisë së shprehjes, si dhe për të bërë përpjekje për të mbyllur kapitujt e bisedimeve. Vizita e Gjukanoviq në Bruksel, e cila është e para pas marrjes së detyrës, ka konfirmuar se Mali i Zi, mbetet garuesi kryesor në rrugën drejt BE “, tha Tusk.
Gjukanoviq, tha se e informoi Tusk, lidhur me zgjedhjet presidenciale të mbajtura kohët e fundit dhe zgjedhjet lokale në MZ.
“I tregova se përvoja ime e rezultateve të këtyre zgjedhjeve ishte përsëritur me angazhimin e vendosur të Malit të Zi për të vazhduar më tej drejt integrimeve në BE”, tha Gjukanoviq dhe shtoi se Mali i Zi do të jetë i përkushtuar që të vazhdojë zbatimin e agjendës së Bashkimit Evropian.