NGA SOT, NË QIELLIN E MALIT TË ZI, PATRULLA NGA DY ALEATËT E NATO-s

Nga sot në qiellin e Malit të Zi, në bashkëpunim me Forcat Ajrore të Ushtrisë së Malit të Zi,do të patrullojnë avionët e dy aleatëve të tij të NATO-s, Italisë dhe Greqisë.

Me rastin e fillimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore të Malit të Zi, në ditën e përvjetorit të parë të anëtarësimit të MZ, në NATO, u organizua ushtrim demonstrativ i aeroplanit aterror.

Rolin ndërhyrës e kishte avioni i Qeverisë së Malit të Zi, ndërsa në të ishte ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq dhe përfaqësues i NATO-s. Siç kumtohet ky ushtrim demonstrativ është përfunduar me sukses.

Pas demonstrimit, ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, tha se që nga sot qielli dhe deti i Malit të Zi, janë të mbrojtur.

“I jemi kthyer të ardhmes dhe Malin e Zi e kemi sjellë në nivelin i cili përfaqëson një cilësi të re të jetës, një aspekt të ri të sigurisë”, tha Boskoviq duke falënderuar udhëheqësit e NATO-s, të cilët, siç shtoi ai, e njohën atë që bëri Mali i Zi.

Boshkoviq me këtë rast e falënderoi në mënyrë të veçantë Italinë dhe Greqinë, që pranuan të jenë pjesë e korpusit mbrojtës të qiellit të MZ.

Boshkoviq,tha se përfitimet konkrete nga NATO, përveç kësaj,  janë edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

“Këta burra me uniforma kanë dhënë kontribut që Ushtria e Malit të Zi, të jetë e njohur si njëri nga komponentët kryesorë të integrimit në NATO”, deklaroi Boshkoviq.

Sipas Boshkoviq, tani është radha të bëhet modernizimi i forcave të armatosura.

“Ne do të modernizojmë së pari këmbësorinë e pastaj  edhe Marinën”, deklaroi Boshkoviq.

SHARE