Përfaqësuesit e Agjencisë Rregullatore të Energjisë dhe Dhoma e Tregtisë së MZ, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Siç kumtohet qëllimi i kësaj marrëveshje është që përmes aktiviteteve të përbashkëta, të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në konkurrueshmërinë e përgjithshme dhe forcimin ekonomik të MZ.
Këto dy institucione, siç është vlerësuar, kanë interes të bëjnë krijimin e bashkëpunimit në ndërtimin e sistemit ekonomik, propozimin e masave të politikës zhvillimore dhe aktuale ekonomike, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera të rëndësishme për palët e nënshkruara.
Qëllimi i kësaj marrëveshjes, siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Rregullatore të Energjisë , është shkëmbimi informacioneve mbi aktet të cilat i sjellë apo i miraton rregullatori, si dhe organizimin e përbashkët i seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe takimeve të ekspertëve mbi temat në fushat të cilat kanë të bëjnë me interesin e përbashkët.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve ranë dakord se ky lloj bashkëpunimi është rezultat i veprimeve të përbashkëta të mëparshme në arritjen e forcimit të përgjithshëm ekonomik të shtetit dhe konkurrencës.