ABAZOVIQ: DILEMA ËSHTË PSE PROKURORIA SPECIALE E SHTETIT TË MALIT TË ZI NUK E MORI RASTIN E KAPJES SË 1.2 TON KOKAINË

Seanca kontrolluese e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila u thirr për rastin e sekuestrimit së rreth 500 kilogramëve kokainë, u mbajt sot pas dyerve të mbullura. Pas seancës zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se Prokuroria Speciale e Shtetit para anëtarëve të atij organi parlamentar ka paraqitur një raport të ri, të ndryshëm. Abazoviq tha se mesazhi i tij për anëtarët e Komitetit ishte se ata duhet të jenë të lumtur që kaq shumë kokainë janë kapur në pesë muajt e fundit dhe shtoi se sasi të tilla kokaine janë rezultat i krimit transnacional. Ai tha se kryetari i Komisionit, Millan Knezheviq, i ka bërë disa pyetje shumë logjike kryeprokurorit të posaçëm, Milivoje Katniq, dhe se mendimet e tij janë të ngjashme. “Dilema që ka rezultuar është se pse Prokuroria Speciale e Shtetit nuk e ka marrë rastin në të cilin janë sekuestruar 1.2 ton kokainë dhe është rasti i kapjes së kokainës në Voli. Nëse nuk është krim i organizuar, ku fajtorë janë vetëm dy persona nga Zeta, atëherë nga Zeta duhet të jetë kryeministër i përjetshëm”, tha Abazoviq.

SHARE