COVID19: 1.121 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA

Nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 6 pacientë kurse 1.121 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 799 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 3 mijë e 347 mostra të dyshuar për koronavirus. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në këtë moment në Mal të Zi 8 mijë e 572 raste të infektimit me koronavirus konsiderohen aktive.

SHARE