SË SHPEJTI HOTELIERËVE DO TU LEJOHET TË ANGAZHOJNË MUZIKANTË

Ministria e Shëndetësisë pranoi kërkesën e Sindikatës së Punëdhënësve për lejimin e hotelierëve për organizimin e mbrëmjeve me muzikantë. Të rikujtojmë se muzikantët e Malit të Zi kanë organizuar dje një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, duke u kërkuar atyre që tu lejojnë të punojnë. Dje anëtarët e Shoqatës së Artistëve të Estradës kërkuan që të lejohen të punojnë, pasi me masat që lejojnë punën e palestrave dhe sallave të lojërave rrezikohen vetëm muzikantët dhe nuk mund të sigurojnë para për ekzistencën e tyre dhe të familjes.

SHARE