MEDOJEVIQ: FD-ja NUK DO TË MBËSHTESË QEVERINË E PAKICËS

Nuk ka asnjë shans teorik që Fronti Demokratik (FD) të mbështesë Qeverinë e pakicës, tha kryetari i Lëvizjes për ndryshim dhe një nga liderët e FD, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se kriza aktuale në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje dhe se gjithë kësaj duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes elitës politike. Medojeviq tha se zëvendëskryeministri nuk kishte asnjë komunikim me krerët e FD Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq. Sipas kreut të Lëvizjes për ndryshim, do të ishte një qeveri që do të eliminonte 80 për qind të popullsisë ortodokse në Mal të Zi: “Kjo nuk është mirë, nuk kam asgjë kundër kësaj në aspektin e modeleve teorike, por në këtë situatë, kur kemi një problem me mafian, me krizën ekonomike, me përshkallëzimin e mundshëm të disa trazirave, kjo është e paarsyeshme”.

SHARE