PARLAMENTI PËR SHKARKIMIN E BEÇIQIT MË 7 SHKURT

Në seancën e jashtëzakonshme të 7 shkurtit, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Alleksa Beçiq. Propozimi për shkarkim është nënshkruar nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate dhe Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”. Deputetët e opozitës besojnë se kryetari i Kuvendit padyshim që funksionin e ka kryer në interes të partisë së tij dhe promovimit personal, e jo në interes të shtetit dhe realizimit të qëllimeve kyçe shtetërore, realizimi i të cilit mungoi për shkak të një marrëdhënieje të tillë.

SHARE