Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë vendimtare për zhvillimin ekonomik dhe atë infrastrukturor, por edhe integrimin evropian, theksoi Ministri i Financave të Malit të Zi, Darko Radunoviq.
Ai shprehi besimin se ky është qëllimi edhe i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Radunoviq hapi Konferencën e XI Rajonale, mbi Kadastrën dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore, e cila po mbahet sot dhe nesër në Hotelin Splendid në Beçiq, organizuar nga Drejtoria e Pasurive të Patundshme dhe Ministria e Financave të MZ.
Radunoviq, tha se Mali i Zi, si një vend kandidat për anëtarësim në BE, është i vendosur fort për të ndjekur proceset e reformës dhe janë të përkushtuar ndaj stabilitetit dhe prosperitetit, si dhe forcimin e lidhjeve institucionale me BE-në, kryesisht nëpërmjet lidhjeve të forta me vendet e rajonit.
Siç kumtuan ngjarja e sotme është mundësi për të kontribuar bashkërisht në reformat e përshpejtuara dhe zbatimin e standardeve të larta në procesin e Integrimit Evropian përmes dialogut konstruktiv dhe shprehen kënaqësi me punën e Agjencisë së Patundshmërive, e cila nëpërmjet organizimit të konferencave vazhdimisht jep kontributin e saj të plotë në ruajtjen dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Siç shtojnë, Radunoviq shprehu kënaqësinë që Mali i Zi është këtë vit mikpritës i kësaj ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, e cila kontribuon në shkëmbimin e njohurive dhe inkurajon ndërlidhjen e vendeve të rajonit nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore”, thuhet në kumtesë.