INSTITUTI: BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT U REGJISTRUAN 1.212 RASTE TË REJA DHE 9 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, nëntë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 1.212 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nëntë persona vdiqën nga këto komuna: Plevla (5), Podgorica (1), Nikshiqi (1), Mojkovci (1) dhe Berane (1). Sipas ISHP-së, 1.692 persona janë shëruar. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me Kovid-19 në Mal të Zi është 10.545.

SHARE