KRIVOKAPIQ INICION SHKARKIMIN E ABAZOVIQIT NGA QEVERIA

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se ka iniciuar shkarkimin e Dritan Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit. Ai tha më 19 janar se këtë kërkesë e ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi dhe ka propozuar që ministri i Financave dhe Mirëqënies Sociale, Millojko Spajiq të emërohet në postin e zëvendëskryeministrit. Në letrën dërguar Kuvendit, Krivokapiq kërkoi që më 3 shkurt të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e Abazoviqit dhe zgjedhjen e Spajiqit. Ky njoftim vjen disa orë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit.

SHARE