JOKOVIQ: AS KRIVOKAPIQ NUK BESON NË VETVETE, NE DO TË VOTOJMË ASHTU SIÇ VENDOSIN ORGANET E PARTISË

Në vetvete nuk beson as kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe do ta votojmë propozimin e qeverisë së pakicës ashtu siç kanë vendosur organet e PSP-së, njoftoi në konferencën e sotme kryetari i Partisë Socialiste Popullore, Vladimir Jokoviq. Ai pohon se janë dakord në PSP dhe se do të votojnë vetëm në interes të Malit të Zi. Ai tha gjithashtu se PDS-ja po mbetet në të shkuarën. “Një qeveri e re, zgjedhje apo ndonjë zgjidhje tjetër do të jetë më e mirë se kjo qeveri”. Dje kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se është thirrur intensivisht nga anëtarët e PSP-së, të cilët kanë pohuar se së paku dy deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin qeverinë e pakicës. Jokoviq në deklaratën e kryeministrit Krivokapiq u përgjigjë se  PSP-ja nuk do të ketë frikë të rrëzojë Qeverinë. “Unë ju garantoj se askush prej nesh nuk do të jetë i 41-ti që do të rrëzojë qeverinë, dhe nëse dikush është i 51, çfarë do të bëjmë ne, qeveria bjen me 41”, tha Jokoviq.

SHARE