ISHP: 5 PERSONA VDIQËN, 1,116 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit, pesë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit në Mal të Zi dhe janë regjistruar 1.116 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2.479. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 1.890 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 12.933, 140 në komunën e Tuzit.

SHARE