PRESIDENTI META PRITET TË SHPALLË ZGJEDHJET

Presidenti  Ilir Meta kritikoi vendim e Gjykatës Kushtetuese por i njohu zgjedhjet e ç’dekretuara prej tij të  30 qershorit,  duke u angazhuar  për t’i hapur dritën jeshile  realizimin e lokaleve  të pjesshme të bashkive pa kryetar,  disa prej të cilëve u zgjodhën në 30 Qershor. Kjo është letra që presidenti i ka dërguar kreut të KQZ Ilirian Celibashi duke kërkuar informacion për vakancat në disa bashki të vendit. “Kemi nisur proceduarat për ti dhënë zgjidhje. Sot kam filluar procedurat për zgjidhjen e situatës. Letër KQZ bashki pa kryetar mandat të përfunduar. Zgjidhje të shpejtë”, tha Meta. Kreu shtetit tha se nuk ka ndërmend të kosnultohet me forcat politike për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Mallakastër të cilat drejtohen pa kryetar të zgjedhur. Për Ilir Metën ka shumë pak rëndësi se çfarë do të vendosë kushtetuesja më 18 Janar,  në lidhje me certifikimin e shkarkimit nga  parlamenti. Premtimi ishte i prerë. Nuk do të largohet nga skena politike. “Meta 30-40-50- vite të ardhshme këtu më kemi në krye për rivendosjen e sovranitetit”, tha Presidenti.

SHARE