Rrezatimi i pacientëve në Qendrën Klinike të Malit të Zi, është vështirësuar për shkak të prishjes së përkohshme të aparatit të jashtëm të rrezatimit, kumtuan nga ky institucion shëndetësor.
Nga Qendra Klinike e Malit të Zi, thanë se shërbimi kompetent, me serviser të autorizuar, është duke ndërmerr të gjitha masat për ndreqjen e prishjes së aparatit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga ky institucion apeluan te pacientët që të kenë durim dhe mirëkuptim.