UNIONI I SINDIKATAVE TË LIRA, DËNON ASHPËR RRITJEN E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE

Unioni i Sindikatave të Lira, dënon ashpër rritjen e fundit të çmimit të karburanteve. Nga kjo Sindikatë paralajmëruan se lidhur me këtë do të iniciojnë procedurë urgjente te Këshilli Social, për të shqyrtuar Dekretin mbi mënyrën e edukimit për çmimet maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës.

Përfaqësuesit e kësaj Sindikatë, theksuan se kanë për qëllim të shkëpusin praktikën negative të rritjes pothuajse çdo javore të çmimit të karburanteve,pasiqë sipas tyre nëse shteti dhe tregtarët heqin dorë nga një pjesë e fitimit, ato mund të jenë dukshëm më të lira.

“Vendimmarrësit në Malin e Zi,  vazhdojnë me një politikë ekonomike negative të rënies së standardit të jetesës së qytetarëve. Rritjet më të fundit të çmimeve të naftës janë shembull i qartë i kësaj”, kumtuan nga Unioni i Sindikatave të Lira.

Të gjitha llojet e lëndëve djegëse në Malin e Zi , nga sot janë më të shtrenjta nga tre deri në shtatë centë.

“Përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve sikur nuk e shohin se  standardi është duke rënë me shpejtësi për shkak të rritjes së çmimeve dhe të ashtuquajturave masa shtrënguese, masa të cilat shkojnë ekskluzivisht në dëm të punonjësve dhe qytetarëve”, kumtuan nga kjo Sindikatë.

SHARE